Muzeu i Luvrit mbyll dyert për mijëra vizitorë, punonjësit hyjnë në grevë pas protestave për kushte pune

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris mbylli sot dyert për vizitorët, ndërsa rreth 400 punonjës nisën një grevë masive për të protestuar ndaj kushteve të punës, mungesës së stafit dhe fluksit të madh të vizitorëve.

Greva vjen vetëm dy muaj pas një grabitjeje spektakolare në muze, ku u vodhën bizhuteri të Kurorës franceze me vlerë rreth 102 milionë dollarë, duke nxitur shqetësime të mëdha mbi sigurinë e muzeut.

Punonjësit po kërkojnë shtim stafit, masa për menaxhimin e mbipopullimit dhe përmirësime të përgjithshme në kushtet e punës. Ata theksojnë se, sidomos në pjesën e pritjes dhe sigurisë, është shumë e vështirë të përballohet numri i madh i vizitorëve që çdo vit vizitojnë kryeveprat, përfshirë “Mona Lisën”.

Vizitorët që kishin planifikuar të vizitonin muzeun u shprehën të zhgënjyer nga mbyllja e papritur, ndërsa sindikatat paralajmëruan mundësinë e zgjerimit të grevës në ditët e ardhshme nëse kërkesat e tyre nuk adresohen nga drejtuesit e muzeut dhe autoritetet franceze.

Muzeu i Luvrit, një nga institucionet më të vizituara në botë, po përballet kështu me një sfidë të trefishtë: siguri, staf dhe fluks vizitorësh, ndërsa Franca përgatitet për sezonin e Krishtlindjeve.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHEN ÇMIMET “KATARINA JOSIPI”- KËTA JANË FITUESIT