Muzeu i Luvrit nxjerr online dhe falas të gjitha koleksionet e artit

Muzeu i Luvrit në Francë, për herë të parë, bën të disponueshëm online dhe falas të gjitha koleksionet për dashamirësit e artit.

Baza e të dhënave për koleksionet përbëhet nga 482.000 punime, përfshirë këtu edhe koleksionet e Muzeut, Eugene Delacroix. Studiuesit dhe dashamirësit e artit mund të hulumtojnë bazën e të dhënave për studime ose thjesht për pasion. Përpos kësaj, koleksionet shoqërohen me shënime nga çdo departament.

“Luvri po pastron pluhurin e thesareve të tij, madje edhe ata më pak të njohurit,” tha së fundi në një deklaratë Jean-Luc Martinez, presidenti i Musée du Louvre.

“Për herë të parë, çdokush mund të ketë falas të gjithë koleksionin e punimeve nga një kompjuter ose smartphone. Trashëgimia mahnitëse kulturore e Luvrit është e gjitha tani vetëm një klik larg! Jam i sigurt se kjo përmbajtje dixhitale do të frymëzojë më tej njerëzit të vijnë në muze për të zbuluar koleksionet personalisht.”, transmeton ‘lapis.al’

Në deklaratën zyrtare, thuhet se faqja ofron disa mënyra për t’u thelluar në koleksione: kërkime të thjeshta ose të avancuara, shënime nga departamenti kurator dhe albume. Një hartë ndërvepruese ndihmon vizitorët të përgatisin vizitën e tyre dhe i lejon ata të eksplorojnë muzeun dhomë pas dhome.

LEXO EDHE: Qoshkat e fshehta të artit: Luvri i mbyllur i thesareve…