Muzeu i Luvrit për herë të parë udhëhiqet nga një grua

Laurence des Cars është emëruar drejtoresha e ardhshme e Muzeut të Luvrit në Paris, duke shënuar herën e parë që muzeu i famshëm i artit në kryeqytetin francez ka një grua në krye.

“Des Cars do të pasojë Jean-Luc Martinez, në shtator”, –  njofton ministria e Kulturës e këtij vendi.

Sipas deklaratës, des Cars ka kryesuar “Musee d’Orsay” në Paris, për katër vjet.

Ajo u emërua si drejtore e ardhshme e Luvrit, nga Presidenti Emmanuel Macron, pas sugjerimit nga ana e ministres së Kulturës, Roselyne Bachelot-Narquin.

“Luvri” njihet si një nga muzetë më të vizituar në botë; arenë e veprave të shumta sa dhe të mirënjohura, bashkë me të famshmen “Mona Lisa” – Da Vinçi.

LEXO EDHE: Muzeu i Luvrit nxjerr online dhe falas të gjitha koleksionet e artit