Muzeu i Luvrit vjen “online” në shtëpitë tuaja

Më shumë se 480 mijë veprat e koleksionit të Muzeut të Luvrit, vijnë në platformën online, sipas CNN.

“Nuk ka asgjë më të mirë sesa të kalosh një pasdite me shi në muze, zhytur në bukuritë dhe mrekullitë e artit dhe historisë. Tani, Muzeu i Luvrit – më i vizituari në botë – ua mundëson këtë, nga shtëpia”.

Muzeu francez ka publikuar një platformë online, ku po shfaq të gjitha veprat e muzeut. Që janë më shumë se 480 mijë, sikurse bëjnë me dije autoritetet, në komunikatë për mediet.

Adhuruesit e artit, si dhe hulumtuesit tanimë e kanë mundësinë që ta shohin të gjithë koleksionin online dhe pa pagesë.

Uebfaqja do ta bëjë të mundur vizitën e tetë departamenteve të koleksionit, duke nisur nga arti islamik e deri te skulpturat e Rilindjes. Artefaktet e Egjiptit të lashtë dhe pikturat e artistëve nga mbarë bota.

“Muzeu i Luvrit po nxjerr nga pluhuri i harresës çdo thesar, deri te më i vogli”, – citohet të ketë thënë drejtori.

“Për herë të parë, çdokush mund të ketë qasje në të gjitha veprat e koleksionit. Nga kompjuteri ose telefoni dhe kjo gratis edhe nëse veprat janë duke u shfaqur në muze, të huazuara, apo edhe të vendosura në garazh”.

Vizitorët mund ta shohin koleksionin masiv të muzeut

“Trashëgimia e mrekullueshme e Luvrit, vetëm një klikim larg”, – ka shtuar ai.

“Nuk dyshoj që kjo ekspozitë digjitale do t’i frymëzojë artdashësit që në të ardhmen. Të vijnë për ta zbuluar këtë koleksion edhe në mënyrë fizike”.

Në komunikatë është bërë e ditur se, vizitorët mund ta shohin koleksionin masiv të muzeut nëpërmjet kërkimeve të avancuara. Duke kërkuar departamentin specifik, temën ose të ngjashme, transmeton ‘konica.al’.

Uebfaqja ka një hartë interaktive, që ua mundëson njerëzve ta eksplorojnë muzeun dhe çdo vepër, nga një hapësirë në tjetrën.

Në komunikatë është bërë e ditur se faqja do të përditësohet rregullisht nga ekspertët. Të cilët do ta zgjerojnë gradualisht koleksionin. Përderisa Muzeu i Luvrit vazhdon të jetë i mbyllur që prej tetorit të vitit të kaluar, po kryhen rinovime afatgjata.

LEXO EDHE: Kthehen në Luvër dy objekte të grabitura 38 vite më parë