“Muzika në Shqipëri nuk ka asnjë mesazh edukues”, vajza e Feim Ibrahimit: Mungon poezia në këngë…

Vajza e kompozitorit të njohur, Feim Ibrahimi, Etrita, e cila ka ndjekur gjurmët e të atit, është sot një nga pianistet të spikatura në Shqipëri.

Ajo së fundi ndër të tjera, ka folur dhe për muzikën që bëhet ditët e sotme.

Etrita ka thënë se aktualisht nuk ka më poezi cilësore apo nota muzikore, pasi muzika është përçudnuar.

Sipas saj, është futur një frymë e re që i është servirur popullit në mënyrën më të keqe të mundshme,

“Duke jetuar për shumë vite me muzikë të bukur. Flas vetëm për muzikën shqiptare, nuk po flas për atë botërore se dihet që ka kryevepra.

Muzika jonë ka kryevepra gjithashtu. Duke qenë e edukuar, e rritur me këtë frymë, me këtë muzikë, nuk është se nuk jam për modernizmin e muzikës.

Absolutisht po, sepse koha ecën, do ecim me kohën absolutisht. Nuk është se jam arkaike në mendime, përkundrazi më pëlqen muzika e lehtë, moderne, më pëlqen roku, të gjitha rrymat e muzikës. Edhe pse kam formim klasik, nuk ka lidhje fare kjo gjë.

Por përçudnimi i muzikës është diçka që nuk duhet të kishte ndodhur në Shqipëri.

Është futur një frymë që nuk e di se kush e ka sjellë fillimisht dhe më pas i është servirur popullit dhe njerëzve në mënyrën më të keqe të mundshme.

Kjo po ndodhë duke mos i dhënë asnjë mesazh edukues, as nëpërmjet fjalës dhe as nëpërmjet notave muzikore.

Poezia nuk ekziston në këngët shqiptare, duke dëgjuar këngët e Sanremos, ke këngë që kanë poezi brenda, jo vetëm në nota, por poezi në fjalë, në tekst.

Sigurisht që ka edhe këngë jo të vlefshme, por shumica janë të mira. Bartin mesazhe, poezinë brenda, moralin”, u shpreh ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

MUAJI I MUZIKËS, PËRKUJTOHET KOMPOZITORI I MIRËNJOHUR FEIM IBRAHIMI

Në kuadër të “Muajit të Muzikës”, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka kujtuar një nga figurat më të rëndësishëm të artit dhe muzikës shqiptare.

Feim Ibrahimi lindi në Gjirokastër më datën 20 tetor 1935 dhe ka qenë ndër kompozitorët më të njohur të Shqipërisë.

Ishte i pari kompozitor me peshë në Shqipëri që studioi vetëm brenda vendit. Ai në vitin 1962 deri më 1966 ka ndjekur Konservatorin e sapokrijuar të Tiranës. Më pas studioi nën drejtimin e artistit të njohur Tish Dajia.

Pas përfundimit me rezultate shumë të larta të konservatorit ai dha mësim në degën e kompozicionit, kontrapunkt dhe harmoni në vitet 1966–73.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult