Muzika në zi, ndahet nga jeta këngëtarja dhe artistja e njohur

Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e muzikës. Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta këngëtarja e njohur italiane Milva.

Lajmi konfirmohet për Ansa nga vajza e saj Martina Corgnati. Që shpjegon që nëna e saj kishte disa kohë që vuante nga një sëmundje, transmeton ‘tirananews.al’.

Këngëtarja dhe artistja e madhe, emri i vërtetë i të cilës ishte Ilvia Maria Biolcati, ishte 81 vjeç dhe jetonte në Milano me sekretaren Edith dhe vajzën Martina, një kritike arti.

Familja në këto momente po merret me organizimin e ceremonisë funerale, për t’i dhënë këngëtares lamtumirën e fundit.

LEXO EDHE: Vdiq në moshën 52-vjeçare Helen McCrory, aktorja e “Peaky Blinders”