Muzikanti u nda papritur nga jeta në moshën 27-vjeçare, shoku i tij tregon bisedën e fundit

Erin Godanci ndërron jetë

Tre ditë më parë, u nda nga jeta në moshë të re DJ nga Prishtina, Erin Godanci. Dyshohet se ai ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak. 27-vjeçari ishte ndër DJ-të më të njohur në kryeqytet, ndërsa ka përformuar në shumë lokale të njohura në Prishtinë.

Shoku i ngushtë i tij, Ardian Berisha, ka treguar për ABC se Erini ishte një djalë shumë i mirë dhe askush nuk fliste keq për të.

“Askush në qytet nuk e kam parë të thotë që ka pasur një hidhërim apo të grindej me Erinin. Ka qenë një djalë i jashtëzakonshëm dhe sinqerisht për ne ka qenë një humbje shumë e madhe, për komunitetin artistik të Prishtinës”.

Më tej, ai ka zbuluar edhe bisedën e fundit me DJ e ndjerë, i cili kishte anuluar një koncert për shkak se nuk ndihej mirë.

“Gjatë ditës i ka thënë një shoku që punon si menaxher që ka ethe dhe temperaturë, ka një lodhje. Edhe duhet ta gjejnë një zëvendësues pasi që e kishte të pamundur të shkonte. Ne ishim në darkë bashkë me shoqninë atë natë dhe rreth orës 7:30 kur e kemi marrë atë lajm ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme”. /gazeta-shqip.com

____________________

Lexo edhe:

NDËRRON JETË AKTORJA E NJOHUR NË MOSHËN 34-VJEÇARE

Aktorja Miranda Fryer ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga familjarët e saj të cilët deklaruan se janë ende në pritje të ekspertizës ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, transmeton ‘lapsi.al’.

”Miranda dhe Arthur po bënin plane për të krijuar familjen e tyre, kur një ditë të javës së kaluar ajo ra të flinte dhe nuk u zgjua kurrë. Nuk e dimë pse. Ajo ka pasur disa probleme me zemrën. Ndoshta personaliteti i saj i bukur ishte shumë i mirë për këtë botë.

Ne, që të gjithë e donim aq shumë. Do t’i ruajmë si thesar kujtimet që na ka lënë. Ne do të mbajmë zi për…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult