Pazari i Vjetër i Korçës, një prej destinacioneve kryesore për turistët që zgjedhin këtë qytet por edhe për banorët do të gjallërohet nga netët festive të 2B Fest, një festival që organizohet për herë të parë.
Ansambli i çmuar i historisë dhe kulturës së këtij qyteti në 22-22 shtator do të presë eventin e veçantë. 2B Fest, një festival që për tre ditë radhazi do të sjellë muzikën jazz, rock dhe pop në sheshin kryesor të këtij pazari.
Por ndërsa në Pazarin e Vjetër mbrëmjet mund të shijohen me gatime tradicionale dhe muzikë të mirë, teatri i Korçës nuk mbetet pas. Kopshti i Qershive nga Çehov,pas suksesit të 3 javëve më parë ringjitet në skenë për artdashësit në 20 dhe 21 shtator.
Pas nuk mbetet edhe tradita e një prej prodhimeve më të njohura të zonës. Festa e Mollës në fshatin Dvoran, me mollët aq të njohura të Korçës do të zhvillohet pasditen e së shtunës.