“Muzikë, shpresë e gëzim për jetën”, Orkestra e Harqeve të Liceut Artistik surprizon me videomesazhin e saj

“Muzikë, shpresë e gëzim për jetën”. Më shumë se kurrë ky mesazh është aktual në këtë periudhë që na përcillet mjaft bukur përmes tingujve të Orkestrës së Harqeve të Liceut Artistik përgatitur dhe drejtuar nga mjeshtri Bujar Alliu.

Janë pikërisht artistët e vegjël të cilët na sjellin me virtuozitet “Perpetum Mobile”
të Kompozitorit Pjeter Gaci, duke bërë që pranvera e cila ka trokitur tashmë edhe në vendin tonë të përkëdhelet nga tingujt e ëmbël të violinës.