“Na falni: na falni që ju prekëm plagët”, Shqiptar Oseku, fjalë zemre në manifestimin kundër Handkes

Poeti nga Kosova, Shqiptar Oseku, ka mbajtur një fjalim në manifestimin kundër vendimit të Akademisë suadeze për t’i dhënë çmimin Nobel në letërsi, Peter Handkes.

Oseku ka publikuar në Facebook edhe fjalimin e tij gjatë këtij manifestimi, duke e quajtur Handke si “apologjet i krimeve kundër njerëzimit”.

Fjalimi i tij:

Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit. Nje falenderim edhe per organizatoret e ketij takimi, qe na mundesuan t’i dalim zot te vertetes sone, te vdekurve e te gjalleve tane.

Une vi nga Gjakova, nje qytet ne kufi me Shqiperine qe pesoi Bosnen e vet me 1999. Rruget e qytetit tim ishin si ato te Bosnes. Burra e gra te vrare, dhunime, femije e pleq te masakruar.

Por sonte ketu nuk dua te jem vec shqiptar. Sonte dua te jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosne qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke.

Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam ketu me vajzën time qe ka lindur ne Suedi. Dhe si suedez dua te them atë qe duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur te mos ishte e mbytur ne relativizem moral. Dua te them se me vjen turp, sa turp. Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel, u bojkotua nga shumë vende, si Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, e ndërsa më vlerësimin e shkrimtarit Handke ka pasur mjaft kritika nga personalitete të shquara në botë./ ObserverKult