Naime Beqiraj kujton Ali Podrimjen: Me e pas dite që s’t’shoh mâ, t’kisha perbê n’shpirt t’Lumit mos me shku…

Poetja Naime Beqiraj, drejtoreshë e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka kujtuar poetin, Ali Podrimja.

Postimi i plotë në Facebook:

12 VJET PA ALI PODRIMJEN

Me e pas dite që s’t’shoh mâ, at t’ejte (nji ditë para se me u nis n’Lodevë), t’kisha perbê n’shpirt t’Lumit mos me shku.

Na shkoi mbledhja e Bordit të RTK tuj fol për programet e 100-vjetorit t’Pavarsisë, bashkë me rebelimin tând për program mâ t’mirë, por edhe mahitë se n’Francë po nisesh me nji telefon t’vjetër e âsht marre pi francezve…

Miku jem i dashtun, sa herë t’kam thânë se krejt kemi dal prej mangve t’tua, ti m’thojshe se Shkrelin e ke dasht mâ fort. Ksaj nuk di me i dhane pergjegjje, por kur ta qitsha edhe ni kafe për Azemin, atëhere e dishe që e kishe barrën e dy dashnive.

Tash je shku te Lumi, te Azemi, te Pashku, te Basriu…

Pusho pak!

Na, knej, kemi me t’mbajt t’gjallë.

ObserverKult


Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA ALI PODRIMJA: NËSE VDES I DASHURUAR…