Naser Berisha: Nuk bëj muzikë për përfitime financiare… këndoj për lehtësim të shpirtit

Këngëtari i njohur, Naser Berisha, në ditën e tij të lindjes i dhuron vetes dhe fansave një këngë të re të titulluar “Në jetën time”.

Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për karrierën e tij muzikore dhe planet e tij në muzikë. Ai zbuloi se në muajin maj do të kthehet në Shqipëri dhe Kosovë, ku këtu ka në plan një bashkëpunim me një rock band.

“Prej 1 majit do jem në Tiranë. Kënga ‘Në jetën time’ është një rock-baladë klasike, është një histori e vjetër, por jo diçka personale. Edhe pse kënga ishte përgatitur nga Bashkim Kerqeli, unë vendosa ta ndryshoja pak. Edhe pse kënga ishte përgatitur herët, vendosa ta publikoj në ditën time të lindjes.

Në muajin maj do jem në Shqipëri e pastaj në Kosovë, atje mendoj se do bëj një këngë për vete dhe një bashkëpunim.

Besoj se mund të bëj një bashkëpunim me një rock band nga Kosova.

Unë këndoj për lehtësim të shpirtit. Nuk bëj muzikë për përfitime financiare. Sot është e vështirë të frymëzohesh për një tekst kënge.”, tha ai./abcnews.al


ObserverKult


Lexo edhe:

NASER BERISHA: A MË KUJTON? (TEKSTI DHE KËNGA)

A më kujton?”, këndon Naser Berisha

Koha iku, na harroi
Mbeti veç kujtimi letër.
Si ngahera, të kërkoj
Me kitarë boem i vjetër.
Para shkollës, si dikur
Unë të pres, e ti nuk vije
Dhe pyes vetën, si i marrë
Ndonjëherë në mend do t’bie.

Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime,
Ndonjëherë të lutem a më kujton?
Ty të kisha yll rinie,
Një dhuratë prej perendie
Dashuri e vjetër të kërkoj…

Gjumë nuk kam, bie shi,
Në fotografi ti vetëm mbete.
Jeta të mori, larg të çoi
Nuk e di se ku më trete.
Jam i vetëm, si atëherë
Fati mua nuk më priu
Lumturinë që ne e kishim fatkeqësia e përbiu…

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult