Nastradini dhe një paralajmërim…/ Si na i shesin krizat?

Një burrë vajti tek Nastradini për një hall që kishte dhe i tha: ”O Nastradin! Unë, ime shoqe, gjashtë fëmijët tanë, prindërit e mi dhe vjehrra jetojmë në një dhomë të vetme. Çfarë më këshillon të bëj se po çmendem.” Nastradini i tha: ”Shko në pazar, bli një gomar, fute të jetojë me ju në të njëjtën dhomë dhe hajde tek unë pas dy ditësh.” Dy ditë më pas, burri u kthye dhe i tha: ”Nastradin bej, gjendja është e rëndë. Aroma dhe pëllitjet e gomarit nuk durohen.”

Nastradini i tha: ”Tani do të blesh një dash dhe do ta futësh në dhomë me ju, pastaj do vish përsëri pas dy ditësh.” Burri u kthye me fytyrë të zbehtë pas dy ditësh dhe i tha: ”Gjendja është bërë e padurueshme.”

Nastradini: ”Tani do marrësh një pulë dhe do vish tek unë pas dy ditësh.” Burri, i demoralizuar u kthye pas dy ditësh dhe i tha:”Jam gati të vetvritem.” Nastradini i tha: ”Tani, do marrësh gomarin dhe do ta shesësh, mandej do vish pas dy ditësh tek unë.” Burri erdhi dhe i tha: “Gjërat kanë filluar të përmirësohen paksa.”

Nastradini iu përgjigj: ”Shumë mirë, tani shko dhe hiq dashin.”

Pas dy ditësh burri u kthye dhe i tha: “Situata është shumë e stabilizuar.” Nastradini buzëqeshi dhe tha: “Tani shko dhe hiq pulën.” U kthye burri i çelur në fytyrë dhe duke buzëqeshur i tha: “O Zot sa mirë jemi Nastradin efendi. Të jemi mirënjohës!”

Pak a shumë, në këtë mënyrë menaxhohen krizat politike në botë nga ana e qeverive. Ata krijojnë probleme dhe kriza të reja, me qëllim që t’i harrojmë ato të vjetrat, kështu, jo vetëm që i harrojmë, por edhe u jemi mirënjohës dhe ndihemi të lehtësuar kur zgjidhin ndonjë nga krizat e krijuara prej tyre.

Në shqip nga: Elmaz Fida

ObserverKult


mezi pres redon makashi

Lexo edhe:

PRAGU I VEGJËLISË/ KËNDOJNË ERMIRA BABALIU & REDON MAKASHI (TEKSTI DHE KËNGA)

Erdha prapë te ky prag i dashur
Ku gjithçka me zë të ngrohtë më thotë
Mirësevjen
Dhe çdo zemër portat m’i mban hapur
Vendlindje që në krahë më ke mbajtur
Mua birin tënd me mall me pret dhe më përcjell

Tek ty njoha unë nënë e babë
Ma dëgjove ti të parën fjalë
Dhe hapin që hedh, kudo në atdhe
Ti e ndoqe veç me sytë e nënës
Lule bëje biro këtë dhé

Të madhen dashuri që nënat na mëkojnë
Ja falim Shqipërisë
Ndaj zemër e saj gufon
Se qumështi që pikoi e u bë dritë
Të madhen dashuri që nënat na mëkojnë
Ja falim Shqipërisë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë,pragun e vegjëlisë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë,pragun e vegjëlisë.

Erdha prapë te ky prag i dashur
Ku gjithçka me zë të ngrohtë më thotë
Mirësevjen
Dhe çdo zemër portat m’i mban hapur
Vendlindje që në krahë më ke mbajtur
Mua birin tënd me mall me pret dhe më përcjell

Tek ty njoha unë nënë e babë
Ma dëgjove ti të parën fjalë
Dhe hapin që hedh, kudo në atdhé
Ti e ndoqe veç me sytë e nënës
Lule bëje biro këtë dhé

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult