Natasha Lako: Kaq lot të bardhë mund të pikojnë vetëm nga dashuria

Poezi nga Natasha Lako

Nuk më lë bora të shoh
çatitë e kuqe dhe pemët e zhveshura,
po ndjej si, nën të,
lëviz pranvera.

Flokët e borës
bien e shkrijnë në qepallat e mia,
kaq lotë të bukur,
kaq lotë të bardhë mund të pikojnë vetëm nga dashuria.

*Titulli i origjinalit: Nuk më lë bora të shoh

ObserverKult

————————————

Lexo edhe:

NATASHA LAKO: PO TË TË PYESNIN PËR PUTHJEN, ÇFARË DO TË THOSHE?

Lexo edhe:

BEN BLUSHI: DËGJOVA QË BOJKEN LAKO MUND TË SHKOJË NË BURG…

ben blushi lako

Dëgjova që Bojken Lako mund të shkojë në burg.
I çova një sms. Mu përgjigj pas dy ditësh. A mund të takohemi pas orës 11 paradite, më tha. Deri në atë orë punoj.
U takuam te Rruga e Ambasadave.
Ça bën, i thashë
Punoj në një televizion, tha. Zgjohem çdo ditë në ora 5 të mëngjesit.
Ça thua, i thashë, kur unë drejtoja një televizion askush nuk zgjohej në 5 të mëngjesit.
Epo varet ça televizioni ke punuar, tha Bojken.
Me ça shkon në punë kaq herët, i thashë
Lëre, tha, paguaj 200 mijë lekë taksi çdo muaj

Po pse nuk ke makinë?
E demolova, tha, e shkatërrova me qëllim
Si e demolove?
Piva shumë, tha, dhe doja të bëja një dëm. Për fat nuk vrava asnjeri
As veten, i thashë
Jo, tha, shpëtova me një dhëmb të thyer. Isha me 100 km në orë te rruga Myslym Shyri
Vetëm një herë jam dëmtuar në makinë dhe kjo ka ndodhur kur makina ishte e parkuar, thashë unë

Unë e kam për herë të dytë, tha Bojken. Herën e parë rashë në Lanë
Kishe marrë ndonjë gjë, e pyeta
Jo, tha. Askush nuk e beson që nuk marr asgjë që nga viti 2004
Po me makinën ç’u bë?

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult