Poezi nga Nazim Hikmet
Teksa shoh gjethet që bien
më dhemb zemra
sidomos gjethet e shëtitoreve
sidomos nëse janë gështenja të egra
sidomos nëse i shkelin fëmijët
sidomos nëse qielli është i kthjellët
sidomos nëse atë ditë
kam marrë një sihariq
sidomos nëse atë ditë
nuk më dhemb zemra
sidomos nëse atë ditë
besoj se ajo që dua më do
sidomos nëse atë ditë
jam i një mendjeje me burrat dhe veten.
Teksa shoh gjethet që bien
më bren shpirti
sidomos gjethet e shëtitoreve
të shëtitoreve me gështenja të egra.
Ujdisi shqip: Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
NAZIM HIKMET ME SHUMË DASHURI: FJALËN MË TË BUKUR ENDE S’TA KAM THËNË…
Nga Nazim Hikmet
Disa thonë “s’jetoj dot pa ty”
Unë nuk jam nga ata;
Jetoj edhe pa ty
Por me ty jetoj ndryshe…
***
Vetmia i mëson njeriut shumë gjëra
Por ti mos shko
Unë le të mbes i paditur…
***
Njeriu;
Kur nuk bëhet dot det
Në emër të shpresës
Duhet të bëhet pulëbardhë.
***
Dhe fjala më e bukur që dua të të them
Është ajo që ende s’ta kam thënë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
NAZIM HIKMET: LETËR GRUAS
Poezi nga Nazim Hikmet
E vetmja ime!
Në të fundit letrën tënde:
“Më dhemb koka,
zemrën e kam rrëmujë”
më thua.
“Sikur të të varin,
sikur të të humb”,
thua,
“s’jetoj dot”!
Jeton, gruaja ime e dashur,
si një tym i zi do ndahet
kujtimi im në erë,
jeton, flokëkuqja e zemrës sime,
e shumta një vit zgjat dhimbja e vdekjes
në shekullin e njëzetë.
Vdekja.
Një i vdekur varur në litar,
kjo vdekje, s’di pse
shpirtit tim s`i shkon për mbarë.
Por ji e sigurt e dashur
Nëse dora e zezë si një merimangë tërë qime
e një arixhiu të mjerë
do më hedhë litarin e përfundimit,
Do shohin me kot se s’do ta gjejnë,
frikën në sytë e kaltër të Nazimit.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult