Ditët sa vijnë e bëhen më të shkurtra,
shirat janë në udhë e sipër.
Dera ime, hapur dykanatash,
të priste ty.
Pse u vonove kaq shumë?
Në sofrën time, speca të gjelbër, kripë, bukë.
E piva gjysmën e verës
që mbloja për ty në një kanë,
i vetëm,
duke të pritur.
Pse u vonove kaq shumë?
E ja, ndër degë,
të ëmbla mjaltë,
frutat e arrira.
Do të binin në tokë pa u vjelë,
nëse ti do vonoheshe edhe pak.
Shqipërimi: Rielna Paja
ObserverKult
————————————————————————————
Lexo edhe: