Ndahen çmimet “At Gjergj Fishta”- këta janë fituesit e sivjetmë

Për të katërtin vit radhazi Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, organizoi aktivitetin “Çmimet At Gjergj Fishta”.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të 153-vjetorit të lindjes së Homerit shqiptar, poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishtës.

Juria e përberë nga: Marçel Hila, Shpresa Kapisyzi, Frano Kulli, në mes 34 veprave qe ishin në konkurim shpalli fituesit:

“Çmimi At Gjergj Fishta” për vëllim poetik – Stefan Çapaliku me vepren “Camera Obscura”.

“Çmimi At Gjergj Fishta” për prozë – Marash Mirashi me romanin “Brirët”

“Çmimi At Gjergj Fishta” për studime letrare- Fatmir Toçi me veprën “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë”

“Çmimi At Gjergj Fishta” për përkthimin më të mirë – Rudolf Marku me përkthimin e vepres “Poezi” nga Safo

U nderuan me çmime karriere:

Life Hasa me vëllimin poetik “Ditët e mia”

Nikollë Njeçi me vëllimin poetik “Lulet e vona”

Ardi Muçllari me romanin “Rrëfimi i djalit të prapë “

Është vlerësuar me çmim nderi:

Dr.Liza Brunga me veprën: “Kishat e Zadrimes deri në prag të Kuvendit tê Arbërit”

 Është vleresuar me çmimin Post Mortum: Don Jak Zekaj./express

ObserverKult


Lexo edhe:

“KURRË SHQYPNI S’KAM ME TË HARRUE”/ POEZIA “ATDHEUT” NGA GJERGJ FISHTA VJEN E INTERPRETUAR NGA ILIR DHE KORAB SHAQIRIT