Ndahen çmimet e edicionit të tetë të PITF 2024 “Burbuqe Berisha”, çmimi kryesor shkon në Bosnje dhe Hercegovinë

Edicioni i tetë i festivalit të teatrove, Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” 2024, ka përmbyllur me suksese të shumta festivalin që për gjashtë ditë ishte edhe epiqendra e kulturës në kryeqytet.

Në një ceremoni madhështore të ndarjes së çmimeve të organizuar në bashkëpunim më Kolegjin AAB, Art Image dhe ATV, ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, Emilia Rexhepi, si dhe pjesëmarrës të tjerë nga bota e artit dhe kulturës, kjo natë ishte e paharruar sidomos për garuesit e këtij edicioni që vinin nga: Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

Ndërsa para fillimit të ceremonisë, të pranishmit ndjekën shfaqjen e fundit garuese të PITF2024, “Bloody Moon” nga Teatri Kombëtar i Malit të Zi.

Edicioni i sivjetmë ka shënuar gjithsej tetë shfaqje nga vendi, rajoni dhe bota, dy prej të cilave si shfaqje mysafire nuk ishin në konkurrencë për çmimet e festivalit.

Këtë vit çmimin kryesor të PITF 2024, çmimin “Best Play” (Shfaqja më emirë) e gëzoi shfaqja “Muhammad Ali, the one and only” nga Bosnje dhe Hercegovina.

Kjo është lista e plotë e çmimeve këtë vit në “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2024):

Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Here, Kity Kity” – Maqedoni e Veriut

Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Father and Father” – Kosovë

Çmimi i publikut: “Muhammad Ali, the one and only” – Bosnje dhe Hercegovinë

Çmimi special i PITF: “Boldy Moon” – Mali i Zi

Çmimi “Best Supporting Actor” – Dino Bajrović, “Muhammad Ali, the one and only” – Bosnje dhe Hercegovinë.

Çmimi “Best Actor”: Ilire Vinca “Father and Father”, Kosovë

Çmimi “Best Director” – Kushtrim Koliqi “Father and Father”, Kosovë

Çmimi kryesor i PITF 2024 “Best Play” – “Muhammad Ali, the one and only” – Bosnje dhe Hercegovinë.

/atv/ ObserverKul


burbuq berisha buqja

Lexo edhe:

KUSH ISHTE BURBUQE BERISHA, REGJISORJA QË SOT NDËRROI JETË

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka vdekur sot në vendin e saj të punës. Në Ministrinë e Kulturës.

Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë ekipet e nevojshme mjekësore dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Ndër personat e parë që shkroi për vdekjen e Berishës, ishte aktorja Shengyl Ismaili. E cila me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, shkroi “Pusho e qete Buqe, shpirti i bardhë”.

Në biografinë e Burbuqe Berishës shkruan se ajo studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult