U zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2018 .
E pranishme në këtë event të rëndësishmë të letërsisë ishte edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Pas një pune disa mujore, juria shpalli fituesit e çmimeve për romanin më të mirë, përmbledhjen me tregime, vëllimin poetik, veprën më të mirë eseistike, krijimtarinë letrare për fëmijë e të rinj dhe përkthimin nga gjuha e huaj.
Romani më i mirë u shpall libri me titull “Gurët e Vetmisë”, me autor Tom Kuka (Enkel Demi)
Tregimi më i mirë u shpall “Për shkak të vajzave nga Parisi”, me autor Roland Gjoza
Libri poetik më i mirë u shpall “Havzi Nela Vepra e Plotë” me botues Rexhep Shahu
Vepra eseistike me e mirë u shpall “Kur sunduesit grinden” me autor Isamil Kadare
Letërsia për fëmije dhe të rinj u shpall libri “Pika trëndafil”, me autore Mimoza Hafizin
Përkthimi më i mirë u shpall vepra e Linda Maria Baros, me librin “Shtëpia me Brisqe Rroje”, me përkthim të Luan Topçiut.