Ndahen çmimet për “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Moisiu On”

Foto ilustrin

Mbrëmjen e djeshme është përmbyllur Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit Moisiu On” i cili për shkak të pandemisë Covid-19 këtë vit u zhvillua online.

Gjithsesi pavarësisht vështirësive që ka gjykimi i shfaqjeve dhe elementeve dhe komponentëve të tjera, pasi një shfaqje teatrale është bërë për t’u ndjekur dhe vlerësuar në skenë dhe jo në ekran, u arrit që të vlerësoheshin shfaqjet dhe aktorët më të mirë.

Lista e fituesve u bë publike nga të gjithë përfaqësuesit e teatrove shqip folës dhe pas votimit që u bë prej tyre, u mblodhën edhe vlerësimet që të dilnin edhe fituesit e këtij edicioni të parë.

Shfaqja më e mirë – Galaksia (skena nga një ekzekutim)

Regjia më e mirë – Dino Mustafiç

Aktori më i mirë protagonist – Gëzim Rudi

Aktorja më e mirë protagoniste – Olta Daku

Aktori më i mirë joprotagonist – Gert Ferra

Aktorja më e mirë joprotagoniste – Arta Muçaj

Aktori/Aktorja i ri më i mirë – Igli Zarka & Silvio Goskova

Çmimi i karrierës – Bujar Lako

Kjo është edhe lista e fituesve ndërkohë që pritet të shpallet edhe fituesi i çmimit shfaqja më e mirë e vlerësuar prej votave të publikut që e kanë ndjekur këtë eveniment. Për shkak se ka pasur një fluks shumë të madh votimesh që shkojnë mbi 3400 votime, u mor vendimi që pas një numërimi të kujdesshëm, ky çmim të bëhet publik ditën e sotme./ATSH