Ndahen çmimet vjetore për dramë: Nuk ka vend të parë, tekstet me probleme…

dramë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë ndarjen çmimeve vjetore të konkursit për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”.

Juria në përbërje nga kryetari Shpëtim Selmani, e anëtarët Kushtrim Mehmeti, Arta Muçaj, Milot Mustafa dhe Jehona Shyti, kanë vendosur që për të ruajtur kredibilitetin e organizimit dhe çmimeve, të mos shpërblejë asnjë nga dramat konkurruese me vendin e patë.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bëri ndarjen e vendit të dytë dhe të tretë në këtë konkurs.

Vendi i dytë shkoi për dramën “Pastaj lindën legjendat”, me autor Zyber Kelmendin dhe vendi i tretë shkoi për dramën “Jeto tani për mua” nga Osman Goranci.

Çeku pas ndarjes së çmimeve, tha se juria ka përzgjedhur më të mirët.

“Këtë radhë po e vazhdojmë traditën për dramë Katarina Josipi, që është formë që jep mbështetje ministria për krijimtarinë në vendin tonë”.

“Juria profesionale e ka bërë më të mirën për t’i përzgjedhur më meritorët. I uroj laureatët e çmimeve këtë vit”.

Kryetari i Jurisë, Shpëtim Selmani, arsyetoi vendimin për mos ndarjen e çmimit të parë, duke shtuar se veprat kanë pasur probleme të teknikës së shkrimit.

lexo edhe:

E JASHTËZAKONSHME: DYSHOHET SE PO ZBULOHET VARRI I KLEOPATRËS