Ndahet nga jeta aktori dhe këngëtari i njohur amerikan, Michael DeLano

Aktori dhe këngëtari, Michael DeLano, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Jean Delano, e cila tha se ai vdiq nga një atak në zemër.

DeLano, i cili jetoi në Las Vegas që nga viti 1992, është më i njohur për audiencën moderne për rolin e tij si menaxher kazinoje në filmat e famshëm Ocean’s Eleven dhe Ocean’s Twelve. Deri vonë, ai ishte një këngëtar i rregullt në të famshmin Dispensary Lounge.

Karriera e tij lulëzoi në vitet 1970, kur luajti zjarrfikësin Sonny Caputo në serialin e ABC Firehouse. Edhe pse seriali u anulua pas vetëm 13 episodeve, ai i solli DeLanos njohje.

Roli i tij më i famshëm ishte ai i Johnny Venture në serialin e CBS-së “Rhoda”. Atje ai luajti rolin e një këngëtari që pa sukses e joshi personazhin kryesor Rhoda-n pas ndarjes së saj nga bashkëshorti i saj.

Ai u shfaq në 11 episode midis viteve 1976 dhe 1978. Ai gjithashtu luajti në filmin shumë të shtrenjtë të dështuar të NBC-së, “Supertrain”, në vitin 1979.

ObserverKult


Lexo edhe:

EDI RAMA: JAVA E KULTURËS SHQIPËRI-KOSOVË E KTHEU QYTETIN NË LABORATOR KRIJIMTARIE