Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Anastas Nika

U nda dje nga jeta aktori dhe regjisori Anastas Nika. Ky i fundit vuante prej 1 viti nga një sëmundje e rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe donacioneve të mbledhura për kurimin e tij, nuk ka mundur të fitojë betejën.

Lajmi u bë i ditur nga djali i tij në rrjetet sociale: 

“Të dashur miq, Me keqardhje ju lajmëroj që babai, Anastas Nika sot në mëngjes u bashkua me Zotin në spitalin e Athinës. 

Presim ngushëllimet te “Shtëpia funerale Bebri” (në limion përballë varrezave). Varrimi do jetë nesër në oren 13:00 në varrezat e Sarandës. Me respekt familja Nika!”/gazetatema

ObserverKult


Vladimir Prifti

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI I NJOHUR SHQIPTAR, NAUM PRIFTI

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari Naum Prifti.

Naum Prifti është një nga emrat më të shquar të letërsisë shqiptare dhe krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj.

Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie.

Shkrimtari Prifti lindi më 7 mars të vitit 1932, në Rehovë të Kolonjës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU