Ndahet nga jeta aktori i njohur, Lance Reddick

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare aktori i famshëm amerikan Lance Reddick. I ndjeri, Reddick ka marrë pjesë në serialin e HBO, The Wire, ndërsa ka luajtur rolin e Charon në filmat aksion-triller të John Wick.

Ai ka ndërruar jetë papritur në shtëpinë e tij në Los-Anxhelos.

“Lance do të na mungojë shumë. Ju lutem respektoni privatësinë e familjes së tij në këtë moment të vështirë”, tha publicistja e tij, Mia Hansen.

Reddick pati një karrierë 25-vjeçare në aktrim, ku mori pjesë në dhjetëra fila. Po ashtu, ai ishte edhe muzikant./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

KA NDËRRUAR JETË NJËRI PREJ KITARISTËVE MË ME NAM TË BOTËS, EDDIE VAN HALEN

Eddie Van Halen, një nga kitaristët më të mëdhenj të botës, bendi i të cilit, Van Halen, prej më të njohurve të të gjitha kohëve, ka vdekur të martën në moshën 65-vjeçare.

I biri i tij, Wolfgang ka njoftuar përmes një deklarate se babai i tij kishte “humbur betejën e gjatë me kancer”.

Van Halen kishte qenë një prej kitaristëve më me nam të brezit të tij.

Eddie dhe vëllai i tij, Alex e themeluan grupin Van Halen në fillimin e viteve shtatëdhjetë në Los Angeles, që do të debutonte me album më 1978.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult