Ndahet nga jeta aktori i njohur, Andre Braugher

Andre Braugher, i cili njihet si aktori, gjegjësisht kapiteni Rymond Holt në komedinë e njohur ‘Brooklyn Nine-Nine dhe si detektivi Frank Pembleton në dramë-vrasjen : Life on the Street ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Aktori ka ndërruar jetë pas lëngimit nga një sëmundje e rëndë, e shkurtër, ka njoftuar agjenti i tij së fundmi.

I ndjeri, është bërë i famshëm me dramën “Life on the Street” e cila është shfaqur në vitet 1992-1998. Ai ka fituar një Emmy  për portretizimin e tij si këmbngulës, arrogant detektivin Frank Pembleton në vitin 1998.

Por, duhet theksuar se roli i tij në komedinë Broklyn Nine-Nine e ka bërë atë të famshëm, ndërsa luajti në krah të aktorit Andy Samberg në tetë sezona. Ai po ashtu ka fituar dy çmime të kritikëve për përkrahjen më të mirë si aktor në komedi.

I ndjeri, ka lindur në vitin 1962 në Chicago dhe ishte më i voglil nga fëmijët në familjen e tij. Braugher ka studiuar në teatrin në Stanford para se të njekte orë mësimi për dramë, në shkollën Juilliard.

Ndryshe, filmi në të cilin luajti për herë të parë ishte në vitin 1989 në filmin Glory. Ai luajti një ushtar në regjimentet e para afrikano-amerikane të Luftës Civile Amerikane./theguardian.com

Observerkult  


Lexo edhe:

VUANTE NGA NJË SËMUNDJE E RËNDË, NDAHET NGA JETA AKTORI I “PEAKY BLINDERS”

Poeti dhe shkrimtari, Benjamin Zephaniah, u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare.

“I ndjeri, aktori i ‘Peaky Blinders’ para tetë javësh është diagnostifikuar me tumor në kokë, dhe si pasojë e kësaj ka ndërruar jetë”, thuhet në një njoftim në Instagram.

“Po e ndajmë këtë lajm me botën dhe e dimë se do të jeni të shokuar dhe të pikëlluar nga ky lajm”, thuhet më tej në njoftim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult