Barry Newman, ylli i filmit kult legjendar të viteve 1970, “San Francisco: Zero Hour”, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Në fillim të viteve 1970, aktorit Barry Newman, iu desh vetëm një film, “Pika e zhdukjes”, për të bërë historinë.
Ende në vitet 1970, Newman përsëriti në televizion rolin e avokatit Tony Petrocelli që kishte luajtur në filmin “Avokati”. Dhe vërtet, ky serial, “Petrocelli” (1974-1976) i përket momenteve të mëdha të karrierës së tij. Është gjithashtu vepra e tij e vetme për të cilën u dallua. Ai madje u nominua për ‘EMY’ dhe ‘Golden Globes’.
I lindur dhe i rritur në Boston, Massachusetts (7 nëntor 1930), Newman mori klasa aktrimi në kolegj me instruktorin e famshëm të aktrimit Lee Strasberg, i cili e frymëzoi atë të bëhej aktor.
Pasi u diplomua nga Universiteti Brandeis dhe shërbeu në ushtri, Newman u transferua në Nju-Jork për të studiuar me mësuesin e tij të vjetër. Kështu hyri në fushën e teatrit dhe më vonë në kinema e televizion.
Newman u tërhoq nga fusha e showbizit në vitin 2015. Filmi i tij i fundit është drama familjare “Raise Your Kids on Seltzer”, ndërsa ndër të paktët që ka xhiruar në 20 vitet e fundit është “The Englishman” i Steven Soderbergh. /gazetashqip
ObserverKult
Lexo edhe:
KA NDËRRUAR JETË NJËRI PREJ KITARISTËVE MË ME NAM TË BOTËS, EDDIE VAN HALEN
Eddie Van Halen, një nga kitaristët më të mëdhenj të botës, bendi i të cilit, Van Halen, ishte një prej më të njohurve të të gjitha kohëve, ka vdekur të martën në moshën 65-vjeçare.
I biri i tij, Wolfgang ka thënë përmes një deklarate se babai i tij kishte “humbur betejën e gjatë. Po ashtu të mundimshme me kancer”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult