Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Vasillaq Godo

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori i teatrit “Petro Marko” të Vlorës, Vasillaq Godo.

Mësohet se artisti është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të marte. Ai është ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, në vitin 1962.

Godo mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktor, në vitin 1967 dhe realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të ketij teatri.

Godo ka spikatur për zërin e plotë, të parapëlqyer për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, sikundër janë Hodoja të Lidhur si fishekë gjerdani, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e trojeve etj./panorama.com.al

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA FITUESJA E ÇMIMIT NOBEL NË LETËRSI, ALICE MUNRO