Ndahet nga jeta aktori i njohur

Bernard Holley, i njohur më shumë për paraqitjen në “Z-cars” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij në një konfirmim të bërë në rrjetet sociale.

Aktori ka qenë më i popullarizuar në vitet 1960 dhe 1970 në rolin e Pc Newcombe, në plot 277 episode. 

Ai gjithashtu luajti në dy role të ndara në “Doctor Who”. Si Peter Haydon në “The Tomb Of the Cybermen” në 1967 dhe në “The Claws of Axos” në 1971, transmeton ‘lapsi.al’.

Reagimet për vdekjen e aktorit ishin të shumta. Në mesin e tyre një të tillë e bëri edhe aktori Toby Hadoke.

I njëjti tha se Bernard ishte ‘një aktor, thjeshtësia e të cilit e bënte aktrimin të dukej më i lehtë se sa është”.

———————————

LEXO EDHE: NDAHET NGA JETA ARTISTJA E NJOHUR, HUEYDA EL SAIED

Është ndarë parakohe nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied.

Burime bëjnë me dije për Fax News se artistja, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit. Ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Dhe duket e pabesueshme lajmi që është shuar në moshën 46-vjeçare.

Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me Gabrielin dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private, ndërkohë që artistja do ti dedikonte atij dhe një postim prekës.

“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja, bashkëshorti im, shpirti im binjak. Shoku im më i mirë! Kemi 9 vite që e njohim njëri-tjetrin, 4 vite të dashuruar dhe 9 muaj të martuar, por për mua, 1 jetë nuk mjafton që të të dua çdo minutë...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU