Mike Batayeh, i njohur për rolin e menaxherit të një lavanderie të kthyer në laborator metamfetamine në serialin Breaking Bad, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.
Familja e aktorit dhe komedianit i tha TMZ se Mike vdiq në shtëpinë e tij në Michigan pas një ataku kardiak.
Batayeh u shfaq në 3 episode të serialit dramatik Breaking Bad në 2011. Ai luante rolin e Dennis Markowski, menaxher i lavanderisë industriale “Lavandería Brillante’. Ai zhvilloi një operacion masiv në atë lavanderi për prodhimin e lëndëve narkotike sintetike.
Gjatë karrierës së tij ai u shfaq në filma të shumtë, duke përfshirë ‘American Dreamz’ dhe ‘Detroit Unleaded’. Po ashtu në shfaqje televizive duke përfshirë ‘The Bernie Mac Show’ dhe ‘CSI: Miami’./a2news
ObserverKult
Lexo edhe:
KA NDËRRUAR JETË NJËRI PREJ KITARISTËVE MË ME NAM TË BOTËS, EDDIE VAN HALEN
Eddie Van Halen, një nga kitaristët më të mëdhenj të botës, bendi i të cilit, Van Halen, ishte një prej më të njohurve të të gjitha kohëve, ka vdekur të martën në moshën 65-vjeçare.
I biri i tij, Wolfgang ka thënë përmes një deklarate se babai i tij kishte “humbur betejën e gjatë. Dhe dhe të mundimshme me kancer”.
Van Halen kishte qenë një prej kitaristëve më me nam të brezit të tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult