Ndahet nga jeta aktori i teatrit të Durrësit, Josif Koci

Është ndarë nga jeta aktori i njohur nga Durrësi, Josif Koçi! Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ku shprehin edhe ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.

“ Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të Teatrit Aleksandër Moisiu, Durrës,  Teatri i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë të njohurve.”, shkruhet në faqen zyrtare të institucionit ku aktori Josif Koçi për dekada me radhë dha kontributin e tij.

Josif Koçi u nda parakohe nga jeta, në moshën 65-vjeçare.