Kathryn Kates ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Lajmin e trishtë për vdekjen e aktores e kanë dhënë përfaqësuesit e saj, të cilët konfirmuan se Kates ndërroi jetë në Florida.
Aktorja vuante nga kanceri. Përfaqësuesit e saj treguan se ajo e kishte mposhtur atë në të kaluarën përpara se sëmundja të kthehej vitin e kaluar.
Kates lindi në New York. Pavarësisht rrënjëve të saj, karrierën e filloi në Los Angeles. Ajo filloi të ishte pjesë e televizionit dhe filmave në fillim të viteve 1980. Ajo nisi me role të ndryshme për t’u shndërruar në një personazh të dashur për publikun. /lapsi.al
____________________
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR, RA NGA HOTELI KU PO QËNDRONTE
Aktorja japoneze, e cila bënte zërin e personazhit të Anna-s në versionin japonez të “Frozen”, ka ndërruar jetë pasi ra nga lartësia në hotelin ku po qëndronte.
Sayaka Kanda, 35 vjeçe, u gjet në zonën e jashtme të katit të 14-të të hotelit 22-katësh ku ajo po qëndronte. Ajo u dërgua në spital ku u shpall e vdekur nga mjekët, sipas raportimeve të mediave lokale.
Kanda, e cila ishte zëri i Princeshës Anna në versionin japonez të filmit të animuar të “Walt Disney” të vitit 2013 “Frozen”. Ajo ishte vajza e aktorit japonez Masaki Kanda dhe këngëtares Seiko Matsuda.
Ajo nuk u shfaq për një performancë në muzikalin “My Fair Lady”. Performanca po mbahej në një teatër në Sapporo, kryeqyteti i ishullit malor verior japonez të Hokkaido, të shtunën pasdite.
Megjithatë, aktorja ishte në një provë të premten, sipas mediave lokale.
Takako Matsu, e cila bën zërin e Elsës në versionin japonez të ‘Frozen’, komentoi në llogarinë zyrtare të “Disney” në Twitter se ajo mbeti ‘pa fjalë’ pas vdekjes së koleges së saj. Ajo shtoi duke thënë se koha që kaluan së bashku është një thesar i pazëvendësueshëm për…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult