Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Angela Thorne

Aktorja Angela Thorne, e njohur më së shumti për rolin në filmin “To The Manor Born”, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Këtë e ka konfirmuar familja e së ndjerës.

Thorne ka luajtur  gjithashtu në komedinë “Three Up, Two Down” përballë Michael Elphick, në vitin 1979.

Ajo vazhdoi të shfaqej në serialet televizive “Midsomer Murders” dhe “Foyle’s War”./konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR, FITUESE E DY ÇMIMEVE OSCAR- GLENDA JACKSON

Aktorja fituese e çmimeve Oscar dhe ish-deputetja e Britanisë së Madhe, Glenda Jackson, ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 87-vjeçare.

“Glenda Jackson, aktore dhe politikane, dy herë fituese e çmimit Oscar, ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Blackheath, Londër këtë mëngjes pas një sëmundjeje”, thuhet në një deklaratë.

Së fundi përfundoi xhirimet e “The Great Escaper”, në të cilin luajti bashkë me Michael Caine.

Ndërkaq u bë një yll ndërkombëtar në vitet 1970, duke fituar Oscar për filmat ‘Women in Love’ dhe ‘A Touch of Class’. Po ashtu mori edhe dy nominime të tjera.

Ajo hoqi dorë nga aktrimi për t’u bashkuar me Dhomën e Komunave si deputete laburiste nga viti 1992 deri në 2015.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


LAJM I TRISHTË: NDAHET NGA JETA PROFESOR PIERRE CABANES, MIKU I ARKEOLOGJISË SHQIPTARE

Ndahet nga jeta profesori i mirënjohur francez Pierre Cabanes, Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai ishte nderuar me Urdhrin më të lartë shtetëror “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Prof. dr. Cabanes u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare. Ai ishte historian i antikitetit dhe studiues i mirënjohur i fushës së epigrafisë greke.

Jeta e tij e pasur shkencore ka qenë e lidhur ngushtësisht më territorin e Ilirisë së Jugut dhe Epirit. Prandaj personaliteti shkencor dhe human i tij ka zënë vend denjësisht krahas themeluesve të arkeologjisë shqiptare të shekullit XX.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult