Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Jennifer Leak

Jennifer Leak, aktorja e njohur nga telenovela “Yours, Mine and Ours” (1968) ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e saj në Jupiter të Floridas.  

Aktorja ishte diagnostifikuar me një sëmundje neourologjike shtatë vite më parë.

Leak ka lindur më 28 shtator të vitit 1947 në Cardiff, Wales, ndërsa duhet theksuar se në moshën e hershme të saj ajo ka jetuar në disa vende të ndryshme përfshirë Hertfordshire, Angli, Skoci, Kanada, Jerusalem dhe Toronto.

Karrierën e saj e nisi në moshën 17-vjeçare në Kanada pas shfaqjes në serinë televizive ‘Wojeck’ me yllin kanadez,  Mike Nichols.

Pas kësaj ajo ishte pjesë e kastit të Nichols, në “The Graduate”, por ishte e pa mundur t’i bashkangjitej produksionit për shkak të vështirësive të procedurave të imigrimit.

Leak pak vite më vonë u shpërngul në Los Angjelos dhe pas disa muajsh ajo ishte pjesë e kastit, si vajza e Lucille Ball në vitin 1968, tek “Yours, Mine dhe Ours”. Në atë kast ajo e takoi edhe bashkëshortin e saj të parë, Tim Matheson.

Me të marrë lajmin e vdekjes së aktores Leak, ish -bashkëshorti i saj i parë, Tim Matheson ka shkruar disa fjalë për të ndjerën.

“Ishte i rëndë lajmi për vdekjen e Leak. Nuk ishte vetëm aktorja me të cilën kam luajtur në filma, por edhe gruaja ime e parë. Jennifer ishte një grua e fortë, e dashur dhe shumë e talentuar. Ngushëllime familjes dhe miqve ”, ka shkruar ai.

Leak dhe Matheson janë martuar në vitin 1968 ndërsa janë ndarë në vitin 1971.

Ndryshe, e ndjera Leak ka lënë pas bashkëshortin e saj 47-vjeçar, James D’Auria dhe vëllain Kenneth Leak./ People.com

ObserverKult


Lexo edhe:

U NDA NGA JETA SKENARISTI I NJOHUR, DAVID SEIDLER- FITUESI I ÇMIMIT OSCAR

Ishte skenaristi i cili kishte belbëzim si fëmijë ndërsa shkroi skenarin për George VI, të luajtur nga Colin Firth, duke kapërcyer pengesat në të folur.

Bëhet fjalë për David Seidler, i njohur më së shumti për skenarin e tij, fitues të Oscar në ‘The King’s Speech’, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Skenaristi i lindur në Londër, i cili kishte problem në të folur duke u rritur u frymëzua të shkruante për historinë e vërtetë se si Mbreti George VI e kapërceu pengesën e të folurit me një terapist.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult