Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Stella Stevens

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Stella Stevens, e cila ka aktruar bashkë me Elvis Presley-n në filmin “Girls! Girls! Girls” dhe me Jerry Lewis në filmin “The Nutty Professor” u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Lajmi konfirmohet nga familjarët e saj.

Djali i aktores së njohur tha se ajo kishte kohë që ishte në azil për shkak të problemeve me sëmundjen e Alzeimerit.

Stevens do të mbahet mend edhe për rolin e saj në filmin aksion “The Poseidon Adventure”. Aktorja punoi edhe në televizion në disa seriale si “Murder She Wrote” dhe “Magnum P.I”./gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:


NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR, RAQUEL WELCH