Ndahet nga jeta arkeologu i njohur shqiptar, Fatos Tartari

U nda nga jeta në moshën 85-vjeçare arkeologu i njohur shqiptar, Fatos Tartari.

Ai lindi në Durrës, ku dhe u arsimua e më pas përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, në vitin 1961.

Autor i shumë artikujve shkencorë në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Po ashtu ai u nderua dhe me çmimin e parë ndërkombëtar “CLIO” në Paris, në vitin 2005.

Mori pjesë si partner në projektin “Glassway” me pjesëmarrjen e mjaft universiteteve dhe institucioneve kërkimore-shkencore të vendeve të Mesdheut Perëndimor, si Universiteti i Maltës, i Algjerisë, i Katalonjës në Spanjë, Milanos, Raguzës dhe Palermos në Itali.

Tartari ishte një qytetar shumë aktiv edhe në jetën kulturore të qytetit, duke denoncuar dëmtimet e arkeologjisë në Durrës.

Pjesë e lëvizjeve qytetare kundër dëmtimit të nëntokës së qytetit antik, ai ishte një zë i fortë në mbrojtje të trashëgimisë së pasur kulturore të Durrësit./ATSH

ObserverKult

Fatos Tartari

Lexo edhe:

SKANDALI NË DURRËS: ZBULIMI ARKEOLOGJIK U SHKATËRRUA ME EKSKAVATOR

Gjatë periudhës së izolimit të imponuar nga pandemia e COVID-19, institucionet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore akuzohen se dështuan të monitoronin aktivitetin e sipërmarrjeve të ndërtimit. Sidomos në zonat me intensitetet të lartë arkeologjik, duke sjellë dëmtimin e gjetjeve

Më 4 shkurt 2020, teksa po punohej në një “nyje komanduese” në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm pranë Prefekturës në Durrës, dolën në dritë disa rrënoja.

Sipas arkeologëve i përkasin së paku periudhës së Antikitetit të Vonë. Kjo ka ndodhur rreth shekullit V të Erës Sonë dhe mund të shkojnë deri në prehistorinë e qytetit.

“Aty ne kemi edhe gjurmët e para të prehistorisë së Durrësit brenda territorit të qytetit,” thotë arkeologu Fatos Tartari.

Ai ka gërmuar në të njëjtën zonë disa dekada më parë, gjatë hapjes së themeleve për ngritjen e godinës së ish-Komitetit të Partisë përpara viteve’ 90.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult