Ndahet nga jeta arkitekti i njohur, projektues i Pallatit të Kongreseve

vdes

Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu, projektues i Pallatit të Kongreseve.

Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije miqtë e tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Vitet e fundit, Bregu i kaloi mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ndërsa fatkeqësisht sot ka ndërruar jetë.

Përveçse profesor i Arkitekturës, Bregu ka qenë edhe pjesë e grupit të projektimit të Piramidës në kohën kur ajo u ndërtua.

Një reagim ka ardhur dhe nga prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili shkruan: 

“Eshte ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu.

Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkëprojektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë.

Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë.

Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre!

Prof. Vladimiri u prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar!”

ObserverKult

Kliko edhe:

INTERVISTA E FUNDIT E XHEVDET FERRIT, JA “DHIMBJA” E MADHE QË E MUNDONTE