Ndahet nga jeta fituesja e çmimit Nobel në letërsi, Alice Munro

Shkrimtarja e njohur kanadeze dhe fituesja e çmimit Nobel, Alice Munro, e cila shkruajti tregime të shkurtra për më shumë se 60 vjet, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare në shtëpinë e saj të kujdesit në Ontario.

E ndjera kishte vuajtur nga demenca për më shumë se një dekadë. Munron është quajtur edhe si “Chekhov kanadeze” nga Cynthia Ozick. Vepra e Munros u bazua në forma dhe tema të shpërfillura tradicionalisht nga rryma letrare.

Por, tek më vonë reputacioni i Munros filloi të ngrihej ku pas shumë shkrimesh filluan t’i grumbullohen një sërë çmimesh ndërkombëtare, duke përfshirë edhe çmimin Nobel në letërsi të vitit 2013.

E lindur në vitin 1931 në një familje fermerësh, Munro shkoi në universitet me një bursë dhe studioi për dy vjet përpara se të transferohej në Vankuver me burrin e saj të parë, James Munro.

Duke e përshkruar veten si një “shtëpiake…” gjatë kësaj kohe – asaj iu desh t’i kërkonte të shoqit para për të blerë sende ushqimore.

Por pas kësaj gjendjeje, Munro filloi të shkruante sa herë që vajzat e saj flinin, duke i mbajtur pjesët e shkurtra sepse ishte shumë e vështirë për t’u përqendruar për shkrime më të gjata.

Munro për “The Guardian” në vitin 2013 pati shpjeguar se kishte “shkruar histori personale gjatë gjithë jetës së saj”.

“Shpresoj të kenë qenë të mira. Shpresoj që ato të kenë pasur efekte të mira. Kur më pëlqen një histori është sepse bën diçka … një goditje në gjoks.”, pati thënë ajo.

Në një deklaratë nga Kristin Cochrane, CEO e kompanisë botuese kanadeze McClelland & Stewart, thuhej: “Shkrimi i Alice frymëzoi shkrimtarë të panumërt dhe vepra e saj lë një gjurmë të pashlyeshme në peizazhin tonë letrar.”

Edhe njerëz të njohur të penës thanë fjalë të mëdha për të ndjerën.

Salman Rushdie e quajti Munron si “një mjeshtre të formës” ndërsa Jonathan Franzen dikur shkroi: “Munro është një nga shkrimtarët e vogla, disa të gjallë, shumica e të vdekurve, të cilët e kam parasysh kur them se fiksioni është feja ime.”, ka shkruar ai.

Ministri kanadez i trashëgimisë, Pascale St-Onge ka shkruar për Munro se ishte një ikonë.

“Alice Munro ishte një ikonë letrare kanadeze. Për gjashtë dekada, tregimet e saj të shkurtra mahnitën zemrat anembanë Kanadasë dhe botës.”/TheGuardian

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI DHE KËNGËTARI I NJOHUR, JEAN-PAUL VIGNON

Aktori dhe këngëtari francez Jean-Paul Vignon, i cili në rrugëtimin artistik ishte për gjashtë dekada me radhë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Beverly Hills.  

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë konfirmuar familja. Bëhet me dije se shkaku i vdekjes ishte kanceri në mëlqi.

Rolet e mëvonshme të Vignon përfshinin punën me zë për filmat “Shrek” dhe “500 Days of Summer”. Ai punoi edhe në kabare në Paris në vitet 1950. Kjo pasi studioi shkurtimisht drejtësi në Sorbonë.

Gjithashtu në vitet ’60-ta, Vignon publikoi albumin e tij të parë të titulluar “Because I Love You”. Debutimin e tij e bëri në filmin hollivudian.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult