Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar, Nebil Çika

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare gazetari Nebil Çika, njëherësh ish-kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se pas homazheve, trupi i pajetë gazetarit, njëherësh publicist, do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.

“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë që u nda nga jeta babai jonë i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas orës 09:00. Varrimi në oren 14:00 në varrezat e Tufinës.”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit./BW

ObserverKult


Lexo edhe:

PO BËHEJ GATI PËR SERIALIN E RI, GJENDET E VDEKUR AKTORJA E NJOHUR

Aktorja dhe modelja e njohur koreano-jugore, Jung Chae-yul, është gjetur e vdekur në banesën e saj në moshën 26-vjeçare.

Trupi i pajetë i Jung Chae-yul u gjet nga familjarët e saj ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Aktorja Jung u bë e njohur për rolin e saj në serialin (aksion) ‘Zombie Detective’. Si dhe ka luajtur në filmat e tjerë ‘I Have Not Done My Best’ dhe ‘Deep’…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU