Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar, Qemal Kërtusha

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçari, këngëtari Qemal Kërtusha, i vlerësuar me titullin ‘Artist i Merituar’.

Kërtusha numëron në repertorin e tij mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana.

Qemal Kërtusha është fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër.

Të bujshme kanë qenë koncertet e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku është pritur mjaft ngrohtësisht, transmeton ‘tirananews.al’.

Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit.

Homazhet për të ndjerin zhvillohen në Hollin e Qendrës Kulturore “A.Mosiu” (Teatri A.Moisiu), ditën e enjte datë 10 mars në orën 10 – 11.


Lexo edhe:

NDËRROI JETË AKTORJA E NJOHUR, FARRAH FORKE

ObserverKult