Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur britanike, Patricia Bredin

Këngëtarja e parë britanike që përfaqësoi vendin e saj në Eurovision, Patricia Bredin, u bë e ditur se ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Ajo përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovisionin e dytë në vitin 1957.

Këngëtarja dhe aktorja ka lindur në Hull dhe ishte 22 vjeçe kur përfaqësoi Britaninë në konkursin që u mbajt në Frankfurt të Gjermanisë.

Sipas BBC, Patricia luajti në një numër filmash së bashku me Ian Carmichael dhe Sid James.

Më vonë, ajo u martua me milionerin kanadez, Charles MacCulloch dhe u zhvendos në Nova Scotia.

Ajo doli e shtata nga dhjetë vendet që ishin në garë me një këngë dashurie të titulluar, “All”.

Kënga, e cila u transmetua në televizion nuk u regjistrua kurrë, kështu që nuk hyri kurrë në top lista.

Ajo mbeti në Kanada pas vdekjes së të shoqit.

Kënga e Bredin mori gjithsej gjashtë pikë, duke e vënë atë përpara Austrisë, Zvicrës dhe Belgjikës, megjithëse ishte shumë prapa fitores përfundimtare, Corry Brokken me këngën “Net Als Toen” për Holandën.

Juria e Mbretërisë së Bashkuar i dha një votë të vetme Holandës, me nga dy për Francën, Danimarkën, Italinë dhe Austrinë.

Luksemburgu mori votën përfundimtare në Mbretërinë e Bashkuar.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA NË MOSHËN 36-VJEÇARE AKTORI I “GAME OF THRONES”