Ndahet nga jeta komediani dhe prezantuesi i njohur, Paul O’Grady

Paul O’Grady, prezantuesi dhe komediani i dashur televiziv, i cili u bë i njohur me personazhin e tij, “drag queen” Lily Savage, ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Partneri i tij Andre Portasio konfirmoi në një deklaratë se O’Grady vdiq “papritur…”.

“Ne kërkojmë, në këtë kohë të vështirë, të respektoni privatësinë tonë… ”, tha Portasio në një deklaratë.

“Ai do t’i mungojë shumë të dashurve të tij, miqve, familjes, dhe të gjithë atyre që shijuan humorin, zgjuarsinë e tij”.

“Unë e di se ai do të donte që unë t’ju falënderoja për gjithë dashurinë që i keni treguar atij gjatë viteve”.

Ditë më parë, O’Grady kishte luajtur Miss Hannigan në muzikalin Annie, transmeton ‘indeksonline’.

I lindur në Birkenhead në vitin 1955, O’Grady u zhvendos në Londër në të 20-at e tij dhe punoi si punonjës social për këshillin e Camden.

Gjatë karrierës së tij, ai drejtoi emisionet “The Paul O’Grady Show”, “Blankety Blank”, “The Paul O’Grady Show”, “Blankety Blank”, “Shown Night Line Up” të Paul O’Grady dhe rifillimin e Blind Date.

O’Grady ka lënë pas bashkëshortin e tij Andre, vajzën e tij Sharon dhe dy nipër e mbesa.

ObserverKult

Paul O’Grady

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR, PETER WERNER- FITUES I ÇMIMIT “OSCAR”