Komediani Louie Anderson, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.
Publicisti shumëvjeçar i Anderson, Glenn Schwartz, konfirmoi lajmin për fansat.
“Ai la pas dy motrat e tij, Lisa dhe Shanna Anderson. Shkaku i vdekjes ishin ndërlikimet nga kanceri”, deklaroi publicisti.
Aktori vdiq në një spital në Las Vegas, ku po i nënshtrohej trajtimeve pasi u diagnostikua me sëmundjen.
Anderson u bë i njohur si një nga komedianët më të dashur të Amerikës, duke fituar titullin “Një nga 100 Stand-Up komedianët më të mëdhenj të të gjitha kohërave” nga Comedy Central. /lapsi.al
_________________
Lexo edhe:
KUJTIMET E MIA ME PIRRO MANIN, FLET AKTORI I NJOHUR: MË PENALIZOI BIOGRAFIA E BABAIT…
Profesionin e aktrimit, Aleksandër Rrapi, e mori nga babai i cili ishte pjesë e trupës së Teatrit Popullor në vitin e parë të funksionimit të tij. Por “ceni në biografi” e dëmtoi edhe atë. Në vitet e fundit të komunizmit iu realizua ëndrra duke konkuruar në Institutin e Arteve.
Me ardhjen e demokracisë emigroi në Greqi ku vuri në pah talentin e tij në disa skena të Greqisë dhe filma me regjisorë grekë. Më vonë emigron në Amerikë ku ende përformon duke mos e lënë në harresë pasionin e tij. Nga Presidenti Meta u dekorua me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Aktrimi një profesion i bukur, frymëzues dhe shtysë vizionesh, si lindi dëshira për profesionin dhe kush e zbuloi talentin tuaj?
– Tek unë ky “mikrob” u infektua nga im atë, pasi profesioni i tij ishte aktrimi, si pjesë e trupës së Teatrit Popullor në vitin e parë të funksionimit të tij. Mbështetur dhe nga nëna që ishte një grua e një niveli të përparuar për kohën. Njohëse e mirë e gjuhës italiane dhe greke. Dhe pas dy motrave që vija unë, babai realizoi ëndrrën e tij që një nga fëmijët e tij të…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult