Ndahet nga jeta kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati

Pas një sëmundje të shkurtër, u nda nga jeta Nehat Ferati, kryetar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani “. Kjo është bërë me dije nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

I ndjeri për vite me radhë i ka sjellë Gjilanit suksese dhe vende të para si këngëtar, instrumentist. Por edhe lajme për arritje e çmime të tjera që merrnin kolegët e tij nga AKV “Gjilani”, artistë të tjerë, dhe vet ansambli, si në gara brenda Kosovës, po ashtu edhe jashtë vendit.

Familjarë dhe miq të të ndjerit nëpërmjet mesazheve të shumta ngushëlluese në rrjetet sociale kanë shkruar se i ndjeri ishte njeriu më pozitiv dhe profesional në fushën e tij. I ndjeri kontribuoi shumë në fushën e muzikës duke i nderuar mbarë artistët në Gjilan, por edhe vet komunën e Gjilanit dhe Kosovën.

ObserverKult


Lexo edhe:

ANSAMBLI I KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE RIKTHEN TURNEUN ARTISTIK PAS 30 VITESH

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka rikthyer turneun historik pas 30 vitesh mungesë.

Turneu ka zgjatur 5 ditë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ky turne u organizua në kuadër të rijetëzimit, kujtesës e promovimit të trashëgimisë kulturore. Kjo për përcjelljen e vlerave më të mëdha artistike kombëtare. Këto ruhen nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, transmeton ‘euronews.al’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult