Ndahet nga jeta mjeku dhe publicisti i njohur shqiptar

Isuf Kalo, mjek, profesor, publicist dhe figurë e spikatur e historisë së vendit në kapërcyellin midis dy sistemeve, është ndarë nga jeta.

Profesor Kalo po qëndronte prej disa muajsh në gjendje jo të mirë shëndetësore, jashtë Shqipërisë.

Pritet sjellja e trupit në atdhe, transmeton ‘tirananews.al’.

Sipas një amaneti që ka lënë i ndjeri, lamtumira e fundit dhe varrimi do kryhen në vendlindjen e tij, në Luzat, ku ai u lind në 1942.


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA ARKEOLOGIA E NJOHUR, EDI SHUKRIU

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare akademikja kosovare, Edi Shukriu.

Lajmin e ka bërë ditë Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) përmes një njoftimin në faqen e tyre.

Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë opinionin se më 17 janar 2023 ndërroi jetë akademike Edi Shukriu, një emër i njohur dhe i çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare.” thuhet në njoftim.

Varrimi i saj do të bëhet më 18 janar 2023, ora 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.

Mbledhja komemorative do të mbahet në mjediset e ASHAK-ut në orën 11:00. Homazhet do të bëhen nga ora 12:00-13:00.” – thuhet tutje…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU