Ndahet nga jeta moderatori i njohur, Jerry Springer

Jerry Springer, i njohur më së shumti për emisionet e tij televizive, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Prezantuesi kontrovers i cili drejtoi The Jerry Springer Show për gati tre dekada nga viti 1991 vdiq në shtëpinë e tij në Çikago.

Familja e Jerry tha se ai u diagnostikua me kancer disa muaj më parë. Ndërkohë shëndeti i tij fatkeqësisht u përkeqësua këtë javë.

Në një deklaratë, Jene Galvin, një mike e Springer dhe zëdhënëse e familjes, e përshkroi atë si “të pazëvendësueshëm”.

“Aftësia e Jerry-t për t’u lidhur me njerëzit ishte qendra e suksesit të tij, në gjithçka që ai u përpoq të bënte.

Qoftë kjo politikë, transmetim apo thjesht shaka me njerëzit në rrugë që donin një foto apo një fjalë,” -tha ajo.

Përpara karrierës së tij të transmetimit, e cila përfshinte role si reporter dhe komentues politik, Springer ishte kryebashkiak i Cincinnati dhe këshilltar i fushatës politike të Robert F Kennedy./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, MICHAEL LERNER

Michael Lerner, një aktor i personazheve të shumta i cili mori një nominim për Oscar për interpretimin e tij si një drejtues studioi në filmin “Barton Fink” të vitit 1991, është ndarë nga jeta.

Këtë e njoftoi nipi i tij, aktori Sam Lerner në një postim në mediat sociale. Ai ishte 81-vjeç.

Sam Lerner shkroi në Instagram:

Ne humbëm një legjendë mbrëmë. Është e vështirë të thuash me fjalë se sa i shkëlqyer ishte xhaxhai im Michael. Dhe sa ndikues ishte ai për mua.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult