Ndahet nga jeta muzikanti i njohur, Tom Verlaine

Kitaristi Tom Verlaine, i cili u bë i famshëm në skenën punk të Nju-Jorkut të viteve 1970 si drejtuesi i grupit rock ‘Television’, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Në kulmin e tyre, ‘Television’ realizoi tri këngë hit në Mbretërinë e Bashkuar dhe u vlerësua për albumet e tyre ‘Marquee Moon’ dhe ‘Adventure’.

Por ata patën më shumë sukses në Britani sesa vendlindja e tyre në SHBA dhe u ndanë në vitin 1978.

Vdekja e Verlaine u njoftua nga Jesse Paris Smith, vajza e bashkëpunëtores së vjetër të tij, Patti Smith.

Ajo nuk specifikoi shkakun, duke thënë se ai vdiq “pas një sëmundjeje”.

Verlaine u konsiderua si një nga praktikuesit më të aftë të muzikës që doli nga klubi tashmë i zhdukur CBGBs në Bowery të Nju-Jorkut, ku bashkëkohësit e tyre përfshinin Blondie, The Ramones dhe Talking Heads.

Edhe pse ata u shquan për shkak të lëvizjes punk, muzika e tyre ishte më komplekse se ajo e rivalëve të tyre, me Verlaine dhe kitaristin tjetër Richard Lloyd që bënin solo të gjata dhe ‘riffe’ të ndërlikuara të ndikuara nga xhazi.

Verlaine lindi si Thomas Miller në Nju-Xhersi, por mori emrin e tij skenik në homazh të poetit francez, Paul Verlaine.

Pas ndarjes së “Television”, ai publikoi një varg albumesh solo./gazetashqip.com

ObserverKult


vritet kineastja

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR, GINA LOLLOBRIGIDA

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare aktorja e njohur italiane Gina Lollobrigida, një protagoniste e madhe e kinemasë italiane

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare aktorja e njohur italiane Gina Lollobrigida, një protagoniste e madhe e kinemasë italiane. Lajmin e raportoi Corriere della Sera, duke thënë se ajo ishte “e shtruar në spital prej disa kohësh”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult