Aktori i famshëm i Hollywood-it, Norman Lloyd, është ndarë nga jeta në moshën 106-vjeçare. Djali i Lloyd, Michael Lloyd, tha se i ati vdiq në shtëpinë e tij në lagjen Brentwood të Los Angeles.
Karriera e tij daton që në dramat më të hershme amerikane, si ajo e vitit 1939, “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit të 21, si “Modern Family” dhe “The Practice.
Në vitin 2015, ai u shfaq në komedinë e Amy Schumer, “Trainwreck”, transmeton ‘lapsi.al’.
Roli i tij më i famshëm është ai në filmin e vitit 1942, “Saboteur”, drejtuar nga Hitchcock, i cili gjithashtu e përfshiu Lloyd edhe në trillerin klasik të vitit 1945, “Spellbound”.