Aktorja dhe modelja afrikano-jugore, Charlbi Dean, ylli i filmit “Triangle of Sadness”, fituesja e Palmës së Artë të këtij viti, vdiq në Nju-Jork, njoftoi zëdhënësja e saj, duke konfirmuar informacionet nga mediat.
Sipas “Deadline”, aktorja 32-vjeçare ka ndërruar jetë “papritmas” në një spital në Nju-Jork. Për momentin nuk ka të dhëna të tjera për shkakun e vdekjes.
Në filmin “Triangle of Sadness” të regjisorit suedez Ruben Estlund, Dean luan Jaja, një top-modele dhe influencuese e fiksuar pas imazhit dhe karrierës, së cilës i ofrohet një lundrim luksoz me të dashurin e saj, gjithashtu model.
Pesë vjet pasi mori Palmën e Artë për filmin “Quadrat”, këtë maj Ruben Estlund fitoi Palmën e Artë të dytë në Festivalin e 75-të Ndërkombëtar të Filmit në Kanë për një satirë rreth super të pasurve dhe luksit, i vlerësuar si filmi më qesharak në konkursin e Kanës, transmeton ‘insajderi’.
Charlbi Dean u lind më 5 shkurt 1990 në Cape Town të Afrikës së Jugut. Ajo nisi të merret me modelim në moshën 6-vjeçare dhe vazhdoi karrierën kinematografike në moshën 20-vjeçare me filmat afrikano-jugorë “Spud” (2010) dhe “Spud 2” në vitin 2013, me John Cleese.
Ajo gjithashtu luajti në filmin horror amerikan të vitit 2017, “Don’t Sleep”, dhe “An Interview with God” (2018).
Lexo edhe:
NJIHEJ SI “MIKELANXHELO I SHKODRËS”, NDAHET NGA JETA PIKTORI I NJOHUR
Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare, piktori i mirënjohur shqiptar, Pjerin Sheldija.
I njohur si “Mikelanxheloja i Shkodrës”, ai ishte autor i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Angli.
Çdo punim Sheldija e ka dhuruar duke mos pranuar ta shesë për para. Pikturat e tij, janë kaq të rralla sa 3 prej tyre, ndodhen sot në Vatikan…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult