Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktori i “Game of Thrones”

Aktori, shkrimtari dhe regjisori Darren Kent, i cili ka marrë pjesë në filmin “Game of Thrones”, po ashtu në disa filma të tjerë të njohur “EastEnders” dhe “Snow White” ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.

Vdekjen e Kent e ka bërë publike, agjenti i tij, Carey Dodd Associates, në një postim në rrjetet sociale.

“Me shumë dhimbje ndajmë lajmin se miku jonë i dashur, Darren Kent është ndarë nga jeta. Familjarët dhe miqtë i qëndruan pranë në momentet e fundit të tij në këtë botë. Ndajmë dhimbjen me familjen e tij në këtë moment të vështirë”, shkruan në njoftim.

Më tej nuk bëhen me dije arsyet e vdekjes së tij, por ajo që dihet është se Kent ka vuajtur nga disa sëmundje kronike, si artriti, ostereopeoza dhe çrregullime në lëkurë.

/ObserverKult


Lexo edhe:

NDËRROI JETË AKTORI I “GAME OF THRONES”, JOHN STAHL

Aktori i njohur për rolin e tij në “Game Of Thrones”, John Stahl, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga agjentja e tij, Amanda Fitzalan Howard e cila e përshkroi atë si “një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një personazh të fortë të teatrit skocez”.

“John ishte një aktor me aftësi të jashtëzakonshme. Dhe një njeri i fortë i teatrit skocez. Ai u shfaq në prodhime të shumta, si dhe në The Royal Shakespeare Company. Dhe The National Theatre”, u shpreh ajo.

Ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes. Stahl portretizoi rolin e Rickard Karstark për dy sezone në “Game of Thrones”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult