Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare aktori i famshëm, Eric Dane

Aktori Eric Dane u nda nga jeta pasditen e së enjtes, nga një sëmundje e rëndë. Ai u diagnostikua para një viti me Sklerozën Amiotropike Laterale (ALS), një sëmundje degjenerative që shkakton paralizë progresive të muskujve, shkruan A2 CNN. Ajo sjell dëmtim të qelizave nervore që kontrollojnë lëvizjen, duke i shkaktuar pacientit humbje ose kufizim të aftësisë për të lëvizur dhe folur.

Aktori njihet më së shumti për rolet e tij si Dr. Sloan te seriali i vitit 2005 “Grey’s Anatomy” dhe për rolin e tij si Cal Jacobs te seriali i vitit 2019 “Euphoria”. Ai ishte i martuar me aktoren dhe modelen Rebecca Gayheart, me të cilën kishte dy fëmijë.

Ai i kaloi ditët e fundit i rrethuar nga miqtë dhe bashkëshortja e tij, si dhe dy vajzat e tij, Billie dhe Georgia. 

ObserverKult


Lexo edhe:

Kina gjeneron skena filmash me aplikacionin e ri të AI, studiot e mëdha të Hollivudit: Po shkelet e drejta e autorit!